Ashtu sic ishte lajmëruar i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka mbërritur sot në Tiranë bashkë me ndihmëssekretaren amerikane për çështjet europiane dhe euroaziatike Karen Donfried
Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë foto nga momenti i takimit të tyre me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ajo thekson se ata kanë diskutuar për prioritetin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedoninë së Veriut në Bashkimin Europian.
Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian”, njofton ambasada.