BallinaAktualitetBE forcon lirinë e medias, projektligj për të ndalur paditë që synojnë...

BE forcon lirinë e medias, projektligj për të ndalur paditë që synojnë të frikësojnë gazetarët. Çfarë përmban nisma

spot_img
spot_img

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën disa ligje që synojnë të frenojnë proceset e tepruara gjyqësore, që nxiten nga qeveritë dhe bizneset, e që kanë për qëllim të heshtin gazetarët kritikë si dhe ata që punojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Komisioni Evropian thotë se kjo është një formë trysnie që po shënon rritje nga Kroacia e deri në Poloni.

Në analizën më të fundit për demokracinë në vendet e bllokut prej 27-anëtarësh, Komisioni Evropian tha se vitin e kaluar të ashtuquajturat SLAPP-e ose padi strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut përbënin një shqetësim serioz. SLAPP-et janë padi që synojnë të censurojnë, frikësojnë dhe heshtin kritikët duke i ngarkuar ata me koston e mbrojtjes ligjore derisa ata të braktisin qasjen kritike ose kundërshtimin ndaj një çështjeje.

Proceset gjyqësore, dukshëm të pabazuara ose abuzive, janë një fenomen i kohëve të fundit, por gjithnjë e më i përhapur në Bashkimin Evropian“, tha Komisioni të mërkurën duke propozuar mjete të reja juridike ndaj tyre.

Sipas Komisionit padi të tilla, në numër të lartë, shpesh të bazuara në klauzola për shpifje, përpiqen të frikësojnë ata që janë në shënjestër të tyre, të shterojnë burimet që ata kanë dhe t’i mbajnë të lidhur ata në procedura të shumta ligjore që shpesh përfshijnë disa juridiksione. Paditësit janë zakonisht me shumë pushtet politik ose para.

Sipas KE-së në Maltë, gazetarja investigative kundër korrupsionit Daphne Caruana Galizia ishte e përfshirë në rreth 40 padi për shpifje gjatë periudhës së vrasjes së saj në vitin 2017.

Në demokraci, pasuria dhe fuqia nuk mund t’i japin askujt avantazh mbi të vërtetën“, tha nënkryetarja e Komisionit mbi Vlerat dhe Transparencën Vera Jourova. “Ne po ndihmojmë për të mbrojtur ata që rrezikojnë dhe flasin kur interesi publik është në rrezik“.

Komisioni tha se asnjë vend i BE-së nuk ka aktualisht garanci specifike për t’u mbrojtur kundër padive që synojnë të censurojnë, frikësojnë dhe heshtin kritikët dhe se vetëm katër vende po i shqyrtonin ato.

Rregullat e reja, të cilat Brukseli do t’ua dërgojë tashmë vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian për të dhënë mendimin dhe miratimin e tyre përpara se të hyjnë në fuqi, do të mundësonin pushimin e hershëm të çështjeve të tilla dhe do t’ua ngarkonin të gjitha kostot ligjore, paditësve.

Ato do të zbatoheshin për rastet me pasoja ndërkufitare, me interes të gjerë shoqëror, si në rastet e ndjekjes së çështjeve që kanë të bëjnë me pastrim parash ose çështjeve mbi klimën, dhe do të përfshinin trajnime dhe ndihmë për ata që ishin shënjestër të këtyre lloj padish (SLAPP-eve).

Fraksioni i gjelbër i Parlamentit Evropian e mirëpriti propozimin, por tha se ai nuk shkonte aq larg sa duhet, pjesërisht sepse nuk i detyronte vendet anëtare të siguronin të njëjtat masa mbrojtëse kundër padive mbi çështjet e brendshme dhe se ato trajtoheshin si çështje civile e jo penale.

Në raportin e tyre për këtë çështje vitin e kaluar, ligjvënësit e BE-së shprehën gjithashtu shqetësimin për paditë e kësaj natyre që financohen nga buxhetet shtetërore. Sipas propozimit të Komisionit të mërkurën, ata që janë në shënjestër të këtyre padive (SLAPP-eve) mund të kërkojnë dëmshpërblim dhe gjykatat do të autorizohen të urdhërojnë dënime kundër paditesve, për t’i shkurajuar ata që të ndërmarrin taktika të tilla.

Sipas propozimit vendet e BE-së do të kenë mundësi të injorojnë rastet e padive të ngritura në vende të treta, ndaj banorëve të tyre, përfshirë Britaninë, një vend që është zgjedhur për procese gjyqësore të kësaj natyre nga shumë oligarkë rusë./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular