BallinaAktualitetQëndrim për Berishën? E dërguara e DASH sot në Tiranë, takon Alibeajn

Qëndrim për Berishën? E dërguara e DASH sot në Tiranë, takon Alibeajn

spot_img
spot_img

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro aziatike, Karen Donfried ka mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e djeshme. Gjatë ditës së sotme ajo pritet të ketë një sërë takimesh me zyrtarët shqiptarë.

ABC meson se Karen Donfried o të zhvillojë një takim me 3 zyrtarët demokratë të cilët vijojnë të mbështesin linjën e amerikanëve, që SHBA-të i njohin si përfaqësues të PD-së zyrtare, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn. Ky takim, i cili do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit duke shmangur selinë blu vjen një ditë para Kuvendit të Komisionit të Rithemelimit.

Ashtu sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e  amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha

Ndërkohë që mesditën e së premtes është parashikuar një takim edhe me kryeministrin Rama rreth orës 12:00. Në agjendën e zyrtares amerikane nuk është parashikuar një takim me presidentin Ilir Meta.

Sakaq, menjëherë sapo mbërriti në Shqipëri, e dërguara e DASH të parin që takoi ishte Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ishte dje në një vizitë në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular