Një gazetare e Radio Liberty (REL) në Ukrainë është vrarë gjatë granatimeve ruse të Kievit. Mesohet se Vera Gyrych ishte në shtëpi kur një raketë goditi banesen e saj.
“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, tha kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.
Radio Liberty, e njohur gjithashtu si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga SHBA e cila transmeton lajme në zona të botës ku shtypi i lirë mund të jetë i kufizuar ose i pa krijuar ende. Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një trup ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit të vrarë në atë kohë.
Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë.