E gjithë bota prêt mbrëmjen e sotme në Ëanda Metropolitana ku luhet finalja e madhe e Champions League. Liverpool e Tottenham diskutojnë një finale të gjithën angleze, ku ndoshta favorit mund të jenë Reds e Jurgen Klopp, por surprizat mund ti bëjnë Spurs të Maurizio Pochettino.
TIFOZËT
Mijëra tifozë të Liverpool e Tottenham kanë zbritur në Madrid për finalen e Champions League. Dy formacionet e Premier League do të përballen në një finale ku londinezët marrin pjesë për herë të parë në histori. Policia spanjolle i ka bërë të qartë tifozëve anglezë të futbollit se “duhet të kenë sjelljen e turistëve”, ndërsa 1300 forca të rendit shtesë janë shpërndarë bashkë me tifozët për të shmangur konfrontimet.
PRECEDENTËT E SKUADRAVE
Përvec se është një finale e Champions League, Tottenham-Liverpool është edhe një klasike e futbollit anglez. Liverpool ka fituar të dyja ndeshjet e sezonit në Premier League përballë Spurs. Në total, këto dy skuadra janë përballuar të paktën tre herë në të gjitha kompeticionet në 13 sezone: vetëm në një nga këto raste Liverpool ka fituar të tre sfidat kundër Tottenham (1985-1986). Nuk është hera e parë që këto dy skuadra ndodhen përballë njëra tjetrës në fazën finale të një trofeu: precedenti i takon Kupës së Ligës angleze në 1982, kur Reds morën fitoren 3-1 me përmbysje pas kohëve shtesë. Nuk është edhe hera e parë e dy skuadrave angleze në finalen e Champions: do të jetë e dyta pas Manchester United-Chelsea të 2008.
TOTTENHAM E LIVERPOOL NË CHAMPIONS
Liverpool ka një traditë të madhe në Champions League: me këtë, do të jetë hera e 9 që merr pjesë në një finale, më shumë se cdo skuadër tjetër angleze. Reds kanë ngritur trofeun 5 herë, duke humbur dy finalet e fundit të luajtura (2007 e 2018). Hera e parë në finale e Champions për Tottenham, skuadra e tetë angleze që arrin këtë mission. 5 skuadrat e fundit Europiane në prezencën e tyre të parë në finale kanë humbur ndeshjen (Chelsea 2008, Arsenal 2006, Mynih 2004, Bayer Leverkusen 2002 e Valencia 2000). Në përgjithësi do të jetë ndeshja e parë finale e një turneu europian për Tottenham nga Kupa UEFA të 1984.
FORMA E SKUADRAVE
Asnjë nga të dyja nuk ka arritur të fitojë një trofe në këtë sezon, edhe pse i shkuan afër: Tottenham arriti në gjysëmfinale të Kupës së Ligës, ndërsa Liverpool u rendit i dyti në Premier League, vetëm një pikë nga Manchester City. Në Champions, Spurs nuk kanë fituar asnjë ndeshje nga tre të parat në grupe, duke u bërë e dyta skuadër me këtë mënyrë që arrin një finale pas Inter në 2010, që e fitoi trofeun. Asnjë skuadër nuk ka pësuar më shumë gola se Tottenham (17) në këtë edicion të turneut: 41% të këtyre golave kanë mbërritur në 15 minutat e para të lojës (7/17). Liverpool, nga ana tjetër, mund të besojë në eksperiencën e Klopp: gjermani ka arritur finale e tretë të tij të Champions, pas humbjes me Reds në sezonin e kaluar e me Borussia Dortmund në 2013.
LOJTARËT QË MUND TË JENË PROTAGONISTË
Ka pritshmëri të madhe për të kuptuar se cili do të jetë protagonist në Ëanda Metropolitano. Sadio Mané, sulmuesi i Liverpool, ka realizuar golin e Reds në finale e vitit të shkuar të Champions League humbur 1-3 e mund të bëhet lojtari i dytë i Liverpool që shënon në më shumë finale pas Phil Neal (1977 e 1984). Lucas Moura, protagonist me tre golëshin në gjysëmfinale kundër Ajax, ka shënuar më shumë gola në atë ndeshja se sa kishte shënuar në 16 prezencat e fundit në Champions. Nëse Trent Alexander-Arnold, mbrojtësi i Reds, duhet të nisë titullarë, do të ishte lojtari i parë Under-21 që zbret në fushë nga fillimi në dy finale rradhazi Champions League. Aktualisht lojtrai më i ri që e ka bërë këtë është ish-tekniku i Shqipërisë Christian Panucci, me Milan në 1994 e në 1995.