BallinaAktualitetEMRAT/ Sali Berisha “PUSHTON” Këshillin Kombëtar të PD-së me DHËNDRIN, NIPA e...

EMRAT/ Sali Berisha “PUSHTON” Këshillin Kombëtar të PD-së me DHËNDRIN, NIPA e KUSHËRINJ!

spot_img

Në listën e 150 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së ka një pjesë që janë familjarë e kushërinj të ish-kryeministrit Berisha.

Përveç dhëndrit Jamarbër Malltezi, anëtarë të Këshillit Kombëta janë zgjedhur edhe nipi i tij Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj, nuni Bujar Vukaj e sekretarja e tij Valdete Vorpsi.

Ndërkohë që një pjesë e madhe e studentëve të dhjetorit kanë mbetur jashtë listës së anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar.

Pjesë e Këshillit Kombëtar janë edhe familjarë të personave me lidhje të ngushta me Berishën mes të cilëve  Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt apo vëllai i gazetarit Çim Peka, Avenir Peka, shkruan Newsbomb.

Ndërkohë jashtë kësaj liste kanë mbetur përveç studentëve të dhjetorit edhe profesorë, gazetarë e profesionistë të fushave të tjera si Ardian Isufi, Merita Poni, Teuta Starova, Ndriçim Mehmeti, Merdian Axhani, Olsi Karapici, Erald Kapri, Sami Neza, Patrik Sadikaj, Silvi Bardhi  apo edhe persona me kontribute të rëndësishme ndër vite në PD si Asllan Dogjani, Dashamir Tahiri, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Salvador Kacaj, Isa Sakja, Spiro Ksera, Kosta Barka etj.

Me një të rënë të lapsit personalitete si Ardi Stefa, Agim Parllaku, Arben Sulo, Ajet Ramce, Ervin Shvarc, Dritan Kociaj, Sokol Allaraj, Spiro Cura dhe Nesti Kiri janë përjashtuar nga Këshilli Kombëtar dhe padyshim nuk do jenë pjesë e forumeve drejtuese të Partisë së Saliut, raporton newsbomb.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular