BallinaKryesoreLefter Gështenja: Kuvendi i njëanshëm, përjashtues. U përfshinë persona që kanë 9...

Lefter Gështenja: Kuvendi i njëanshëm, përjashtues. U përfshinë persona që kanë 9 vite që sulmojnë PD

spot_img

Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar deputeti i PD Lefter Gështenja, për të folur rreth Kuvendit të 30 Prillit.

Sipas Gështenjës ky proces ishte i njëanshëm dhe thelloi edhe më tej krizën në Partinë Demokratike.

Po ashtu Gështenja shtoi se jashtë këtij procesi janë lënë njerëz të tëndësishëm të PD, ndërsa janë përfshirë ata që për 9 vite rresht e kanë sulmuar.

Gështenja: Lidhur me situatën dhe atë cka ndodhi më 30 prill, asaj çka u ngrit nga Grupi Parlamentar, më shumë se 30 deputetë kërkuan që ky proces të ndalej , ishte i njëanshëm. Vazhdimi i këtij procesi bëri ngritjen e strukturave paralele të PD. Kemi dy palë struktura tani.

Një pjesë e deputetëve nuk ishin pjesë e Kuvendit, pasi procesi ishte përjashtues, që nga qeliza deri te forumet drejtuese.

Kemi edhe krizën e lëgjitimitetit, palët nuk njohin njëra tjetrën. Kuvendi sic e thashë është një proces që e quajtën të njëanshëm, duhej të ndalohej dhe të fillohej nga e para që të merrej në konsideratë por u vazhdua me 30 prillin, që e përcan dhe thellon edhe më tej krizën në PD.

Ky proces filloi dhe po mbyllet mbrapsht, sa nuk moren pjesë anëtarësia, demokratët, që kanë vite kontribut në PD. Ne kemi kërkuar që ky proces të jetë përbashkues. Demokratët kanë 6 muaj që përplasen me njëri tjetrin. Të unifikohet Grupi Parlamentar.

Nuk dua të bëj analizën e 30 prillit por janë lënë jashtë procesit figura dhe njerëz të rëndësishëm të PD, ndërsa janë përfshirëe persona që për 9 vjet rresht kanë sulmuar PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular