BallinaPolitikeBerisha pas fjalës së Zelenskyt: Qëndrimi i Ramës i turpshëm, i bëj...

Berisha pas fjalës së Zelenskyt: Qëndrimi i Ramës i turpshëm, i bëj thirrje të anulohen vizat e rusëve për në Shqipëri dhe…

spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka fol jashtë ambienteve të Kuvendit pas video-mesazhit të dhënë sot nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Berisha tha se Shqipëria është rreshtuar në krah të këtij populli, por tha se qëndrimi i Edi Ramës është i dyzuar pasi nga njëra anë mbështet Ukrainë, dhe nga ana tjetër i hap rrugë “Ballkani i Hapur”, duke lejuar hegjemoninë ruse në Rajon.

Nga ana tjetër Berisha tha se ftesa e Ramës për turistët rusë që të vijnë në Shqipëri është e turpshme. Ai bëri thirrje që të anulohen vizat e qytetarëve rusë, si dhe të dëbohet nga Shqipëria ambasadori i Rusisë, e nga ana tjetër të bëhet tërheqja e ambasadorit shqiptar në Moskë.

Fjala e Sali Berishës: Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh por dhe me emocione të thella fjalimin e presidentit të Ukrainës, këtij populli që po martirizohet për lirinë në një agresion barbar të Putinit i cili theksoj se paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore, një kainë që ka shndërruar kombin e tij në kainër që ekzekutojnë fëmijët e tyre dhe djegin shtëpitë e tyre.

Siç jeni në dijeni që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin, ndaj këtij kombi, padyshim Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATOS, por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku mund të them se na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar, në një anë votohet për dënimin e tij në këshillin e sigurimit, por nga na tjetër promovohet ideja e projektit ruso-serb e Ballkanit të hapur që i hap rrugën hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

 

 

Ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri, imagjinoni, vrasës, përdhunues, kainër, pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për të marrë veten, kjo ishte fyese e rëndë për shqiptarët dhe ju që e ndoqët fjalën e Zelensky kjo ishte dhe një kërkesë e tij.

Kërkoj me urgjencë të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri, së dyti, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska, zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve politike dhe diplomatike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular