Ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili. Burime bëjnë me dije për gazetaren Nikoleta Kovaçi se ai është dërguar në burgun e Fierit
Tafili u arrestua në muajin Janar pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari.
Zylyftari u vra në gusht të vitit 2000, pas një shkëmbimi zjarri me dy vëllezërit Admir e Genc Tafili.
Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.