Zyrtarja e lartë pa takime me ju, besoni se qëndrimet e SHBA janë axhendë e saj apo e Shtëpisë së Bardhë?
Berisha: Lidhur me sa më sipër, po të kthehemi në dhjetor, zoti Eskobar takoi Lulzim Bashën dhe fiksoi një takim në Uashington me të. Kësaj here takuan pasardhësin e Bashës. Loja me kukulla nuk është serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja ku e majta e SHBA dhe mbarë botës nuk do do mund t’i caktojë kryetarin forcës demokratike të Shqipërisë, pastaj të tjerat janë çështje protokollesh.
Nëse s’do keni kandidat përballë?
Gara ime nuk bëhet për rivalë, por për antarët e PD-së. Unë paraqitem për të kërkuar votën, se çfarë vendimi do marrin të tjerët për të kandidtuar apo jo, është vendim personal, i pavarur nga unë. Cilido që të kandidojë, e garantoj se ai Komision do të krijojë kushtet dhe mundësitë për një garë të hapur dhe të ndershme. Nuk ka rival, ka marr fund kjo, kërkoini te Rama, Berisha nuk shpik rival.