Nënë
Hapi krahet nënë,
dile e më prit.
Hapi krahët nënë,
por kurr mos u mërzit.
Fmijt kanë ardh me të pa,
tek varri për ty po qajnë.
Hapi krahët nënë,
dhe puthi ngadalë.
Ngrihu nënë avash,
dheu nuk të tret.
Puthi dhe njëher fëmijët që le vet….
Sikur
Ah sikur jeta të ishte,
vetëm një faqe libri!!??
Pa asnjë pikë lapsi te zi,
të lija një trëndafil me aromë,
ta kisha kujtim nga ti.
Dhe sa herë malli të më marr,
të hap faqen që di.
Të shikoj trëndafilin e tharrë,
dhe të marr aromën e parfumit të tij…
Jetimi
Mos djall mos,
çfarë të kemi bërë.
Po merr shpirt,
e jetë të tërë???
A stë dhimbsen,
jetët o djall?
Njerëz plotë dhe jetima të gjallë.
I vure flakën tymin e zi,
shpirtin e bardh e bëre hi.
A mor zot o zot i madh
Ulërima e zëra pa faj.
Nëna me fëmijën në gji,
e shtrëngon me forcë
ta mbroj siç di.
Zemra tyre në moment ndalon,
dhe gjaku i ngrir më nuk pikon.
Po jetimi i shkret që ska njeri???
Kush ta përqafoj e ta shtrengoj në gji???
Ata ëngjëj të pafajshëm,
nuk paten kë të thërrasin.
Thirrën veç zotin,
të frikësuar sa plasën….
Malli
Un të erdha për ditëlindje,
aty tek vëndi yt sekret.
Nuk të gjeta dot të gjallë,
por pash një mermerr me emrin tënd.
Ai mermer ishte I ftohtë,
që me pika loti lagej ngadalë.
Aty një erë frynte ngadalë,
dhe flokët mi përkëdhelte valë-valë….
A thu se e ndjeve?
Që tek varri yt erdha me vrap…
Mos vallë po më shikoje?
Duke qarë në heshtje me mallë.
Ajo heshtje u rënkua,
kur qielli filloi të qajë.
U rritem me mall në gji
gjithë kto vite pa të pa.
Parajsa
Askush se kish vënë re…
Parajsën e saj të mbushur me trëndafila…
në ëndrra më dilte cdo natë,
Me gonxhen e lulëzuar në aromën e saj.
E kërkoja kudo atë gonxhe,
në parajsën e ëndrrave të mija.
Aty ku mund ta shihja cdo natë
ta takoja…
Në fshehtësine e yjeve të fshehur në hënë…
Mëngjeset e ngrohta kur vinin,
nje diell seç vezëllonte.
Aty shihej fare qartë,
buzëqeshja e saj që të përvëlonte….
Fytyra e saj qeshte,
sa herë që djelli lindte.
A thu tek mu vinte,
me diellin rrezatues që të digjte….
Dashuria
Më prit dashuria ime diku aty,
aty diku në parajsën e pandarë.
Dhe një emër do gdhendim të dy,
dashurinë tonë me një fjalë…
A thu në parajsë do takohemi të dy,
në botën e heshtjes të flasim pa fjalë,
A thu një emër do jete aty???
A thu aty do jemi përjetësisht,
të pa ndarë…
Sdo ketë njeri që te na ndaj,
nga parajsa e shpirtit tonë.
Dhe emrat tanë do jenë në nje vënd,
të gdhëndur në një gur,
te një copë dërrasë e tharë.
E tharrë dërrasë e hollë e lehtë,
kështu mbet,si kjo jetë e shkretë…