BallinaKryesore“Cilat janë studimet e kryera para marrjes së këtij vendimi?”- Deputetja e...

“Cilat janë studimet e kryera para marrjes së këtij vendimi?”- Deputetja e PD dorëzon në Kuvend shkresat për ARRSH dhe MiE pas devijimit të rrugës në Rinas

spot_img
spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri ka dorëzuar në Kuvend shkresën për kërkesë për informacion, drejtuar ARRSH dhe MIE mbi vendimin për lëvizjen me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq.

Në shkresën e saj, Ulliri kërkon informacion se cilat janë studimet, vlerësimet apo verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse para marrjes së këtij vendimi.

Ajo gjithashtu ngre pyetjen se sa do të jetë koha dhe kostot shtesë që duhet të përballojë një banor i Rinasit, qytetarët nga Tirana dhe ata nga veriu i vendit, pas kësaj vendimmarrje.

Ajo thotë se kërkesa e banorëve vazhdon të jetë e njëjtë, për rishikim të vendimit ku banorët e Rinasit nuk penalizohen dhe izolohen në sajë të lëvizjes me një sens drejtimi.

Statusi i Andia Ullirit

Sot kam dorëzuar në Kuvend shkresën për kërkesë informacioni drejtuar ARRSH dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi vendimin e lëvizjes me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq.

Kërkesa e banorëve vazhdon të jetë e njëjtë.

Rishikim të vendimit ku banorët e Rinasit nuk do të penalizohen dhe izolohen në sajë të lëvizjes në një sens drejtimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular