Detaje të reja janë zbardhur pasditen e sotme nga ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë në Kavajë.
Duke iu referuar burimeve nga Prokuroria, bëhet e ditur se 31-vjeçari Ilvi Meta ishte denoncuar para 1 muaji për vjedhjen e një banese.Policia e kishte çuar denoncimin në Prokurori pasi në banesën e vjedhur është gjetur një shenjë gishti. Pas analizave të kryera, ka rezultuar se shenja e gishtit i përkiste të riut.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ky organ e ka pranuar këtë kërkesë. Policia më pas, e ka gjetur dhe e ka shoqëruar të riun në komisariat, ku dhe dyshohet se u vetëvra me lidhëset e këpucëve.