BallinaKronike"Polici qensh, e akuzuan për një derë alumini"/ Flet babai i 31-vjeçarit...

“Polici qensh, e akuzuan për një derë alumini”/ Flet babai i 31-vjeçarit që vari veten me lidhësen e këpucëve: Mos e bëfshin pikën e hajrit

spot_img
spot_img

Ka folur për mediat menjëherë pas ngjarjes së rëndë babai i 31-vjeçarit i cili u mbyt me lidhësen e këpucëve në Komisariatin e Kavajës.

Agim Meta, ka thënë për “Top Channel” se djalin ia arrestuan për një derë alumini.

“Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë”, tha babai.

Bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen po hetohet dhe përgjegjësia e punonjësve të policisë në detyrë në dhomat e ndalimit që ishin këtë të mërkurë.

Su\ipas dyshimeve paraprake mësohet se i riu ka vrarë veten me liodhësen e këpucëve, megjithatë ekspertiza mjeko-ligjore do të jap fjalën e fundit lidhur me ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular