Real Madrid 3-1 Manchester City
Real Madrid është finalistja e dytë e Champions League. Spanjollët po bëjnë një kompeticion të shkëlqyer, teksa eleminuan Manchester Cityn. Sfida e parë kishte përfunduar 4-3 në disfavor të tyre, ndërsa sonte në Bernabeu, takimi përfundoi 3-1, falë një përmbysje thrriller.
Tifozët do të shijojnë një ndeshje të madhe në finalen e këtij kompeticioni, pasi mbrëmë u kualifikua edhe Liverpool.
Ashtu siç pritej, përveç emocioneve, do të kishte edhe tension. Për të arritur deri aty kanë mjaftuar 8 minuta lojë, ku protagonist janë Modriç dhe Laporte. Për të qetësuar situatën mendon arbitri, që u jep atyre nga një karton të verdhë.
Në minutën e 20-të, Silva provon të gjuajë, por Courtouis neutralizoi
Në të 40-ten, Phil Phoden e ka radhën të tentojë nga distanca, por sërish portieri vendas gjendet në kohën e duhur.
Pjesa e dytë nisi mirë për madrilenët, me Vinicus qër pak sa nuk del një për një me Ederson, por kuptohet nga mbrojtësit miq.
Aksion perfekt i djemve të Guardiolës (73’), që finalizohet me sukses. E majta e Mahrez shkon drejt e në rrjetë, me festën që tashmë është e ligjshme.
Loss Blancos do “shpërthenin” dy herë me Rodrygon. Takimi do shkonte në shtesa.
Shtesat do nisnin më mënyrën më të mirë të mundshme për galaktikët, pasi Benzema do ekzekutonte shumë mirë një penallti.
Avantazhu do ruhej deri në fund, me magjinë që nuk përfundon këtu, pasi finalja Liverpool-Real Madrid premton shumë.
“Beteja” e fundit e Champions League do luhet me 28 maj.