Kongresmenit më të ri të Shteteve të Bashkuara iu është bërë një virale një video e tij ku shihet lakuriq me një mashkull në shtrat.
Madison Cawthorn shihet duke bërë lëvizje seksuale mbi personin.
26-vjeçari u shpreh se video ishte në kuadrin e një shakaje dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
“Po silleshin si budallenj, po bënim shaka. Kjo është”, tha ai. “S’do tërhiqem, nuk do bie pre e shantazhit.”
Republikani, i cili është në garë për rizgjedhje në Karolinën e Veriut, u zgjodh për herë të parë në moshën 25-vjeçare, mosha minimale për Kongresin Amerikan.
Ai mundi kandidatin e Presidentit të atëhershëm Donald Trump në zgjedhjet paraprake republikane dhe më pas rivalin e tij demokrat në zgjedhjet e përgjithshme në 2020.
Cawthorn, i cili ka mbetur pjesërisht i paralizuar pas një aksidenti me makinë në 2014, tërhoqi shpejt polemika.
Ish-investitori i pasurive të paluajtshme u pretendoi në një intervistë në mars se kolegët e tij ligjvënës e kishin ftuar në orgji dhe i kishte parë duke pirë kokainë.
Cawthorn gjithashtu u përball me kritika pasi u shfaq një video ku quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “bandit” dhe qeverinë ukrainase “tepër të keqe”.
Muajin e kaluar, ligjvënësi amerikan u kap me një pistoletë të mbushur në një aeroport të Karolinës së Veriut.
Ndërsa në episodin e fundit, në video shihet i zhveshur në shtrat duke bërë lëvizje seksuale mbi një mashkull të paidentifikuar.
Videoja u publikua nga American Muckrackers, një grup politik që është kundër tij. Në një deklaratë, grupi tha se e kishin marrë videon nga një burim anonim i cili dikur ishte donator për fushatën e Cawthorn.
Publikimi i videos vjen vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve paraprake të 17 majit për vendin e tij në Kongres në Karolinën e Veriut, ku ai përballet me disa sfidues republikanë.