Sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur Edi Palokën si kryetarin e ri të këtij institucioni. Por në një video, të siguruar nga Panorama.al tregohet momenti sesi anëtaret e Komisionit plotësojnë procesverbalin pasi kanë numëruar fletët e votimit.
Në video duket se numëruesit nuk janë të sigurt sesa anëtarë kanë qenë prezent dhe njëri prej tyre thotë 211, ndërsa një tjetër 250 duke mos treguar vendosmëri.
“Fletë votimi gjithsej 211”, thotë një anëtar.
“Jo jo – thotë anëtari tjetër- kanë qenë më shumë, futja 300”
“Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.
Kujtojmë që i gjithë procesi i votimit dhe numërimit ka qenë i hapur për mediat.
Ndërkohë sipas procesverbalit të rezultateve të votimit, nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ishin 203 anëtarë prezentë, një numër shumë më i lartë se kuorumi i nevojshëm.