Edhe këtë herë, Rama do ta shmangë protestën e parashikuar në orën 19.00 sot para godinës së kryeministrisë. Gjatë kohës që protestues të ardhur nga të gjitha rrethet do të protestojnë për largimin e Ramës dhe zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri nuk do të jetë në Tiranë.
Ky fakt është konfirmuar nga vetë Rama, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale sqaron se do të jetë në Lezhë në mbështetje të kandidatit të PS, Pjerin Ndreu.
“Sot 18.00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”, shkruan Rama
Rama sërish ketë protestë ka llogaritur të ia mbath nga Tirana. Ja ku do të jetë…
RELATED ARTICLES