Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të degës së PD, Mallakastër, takim i zhvilluar në qytetin e Ballshit. Ai ka zgjedhur pikërisht këtë qytet, si startin e takimeve që do zhvillojë me demokratët në të gjithë Shqipërinë në ditët dhe javët në vijim.