Një zjarr ka shkrumbuar banesën e shtetasit Fatmir Shehut në lagjen nr. 5 të qytetit të Memaliajt.
Ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e katër pjestarëve të familjes, ku një prej të cilëve ka pësuar djegie të lehta.
Të katërt personat janë transportuar në spitalin e Tepelenës për të marr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Sipas grupit hetimor, zjarri në banesë është provokuar nga një qiri i ndezur në dhomën e gjumit.
Kujtojmë se kryefamiljari Fatmir Shehu ka humbur gjurmët disa kohe me parë ndërkohë që katër pjestarët e vuajnë nga probleme të shëndetit mental. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale duke lënë këtë familje në qiell të hapur.