Këngëtari i njohur Ylli Limani ka folur si rrallëherë, për jetën e tij profesionale dhe personale.
Artisti ka folur për herë të parë dhe për marrëdhënien e fortë që ka me babain e tij. Artisti tregoi se është rritur me muzikën ku mamaja e tij ka kënduar gjithmonë ndërsa babai e ka suportuar dhe e dashuron muzikën që ai bën.
“Unë jam rritur me njerëz që e kanë dashur muzikën me strandardet e tyre, mami ka një zë melodik kur ka qenë më e re, ajo ka kënduar gjithmonë, mamit i kam thënë ty të dua më me zemër, por me babin kam një lidhje pak më të thellë emocionale, se babin e ke pak më të rëndësishëm në jetë.
Njerëzit kur flasin për Yllin, kur më bëjnë pyetje, e shohin atë me babanë e tij, i cili e shtyn me vullnet drejt ëndrrës së tij. Babai është i kujdesshëm dhe i përmbajtur që ta bëjë me dije se suksesi yt është i yti. Ai gjithmonë e ka dashur muzikën që unë bëj, muzika e minatorit është komplet, jemi dy botë ndryshe”- rrëfeu ai në “A Live Night”.
Kur vjen puna tek jeta sentimentale, Ylli ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato.
Ylli ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.