Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish SPAK-u duke thënë se këtij institucioni po i mbaron koha që të hetojë Berishën, Metën apo gjykatësit e prokurorët.
Deputeti i PD, Flamur Hoxha, në një intervistë për Ora News, është shprehur se me deklaratat që po bën Rama do të shfokusoj. vëmendjen dhe të kaloj te fushata e zgjedhjeve vendore vitin tjetër.
Ai thotë se qeverisë po i shtrëngohet laku, ndërsa ka theksuar se SPAK është i vonuar në lidhje me hetimet e aferave të qeverisë.
Flamur Hoxha: Rama do të shfokusoj dhe të kaloj pak te fushata e vitit tjetër e zgjedhjeve lokale duke harruar mos dashur apo duke përçmuar at që Shqipëria po lëngon. Thirrja që bën për peshqit e mëdhenj, po shoh se kësaj qeverisje po i shtrëngohet laku. SPAK është shumë i vonuar. Është luajtur me shqiptarët, për atë që kjo qeverisje akuzohet.
Politika në vendin tonë nuk është transparente, duke përfshirë edhe PD.