BallinaAktualitet"Liga e konferencës në Tiranë, çmimet kapin: 9 mijë euro nata", reagon...

“Liga e konferencës në Tiranë, çmimet kapin: 9 mijë euro nata”, reagon Zak Topuzi: I bëj thirrje….

spot_img
spot_img

Finalja e Ligës së Konferencës ka bërë që hotelet që shumëfishojnë çmimet e dhomave në Tiranë deri në 9 mijë euro nata. Në një denoncim të publikuar nga kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi shkruhet se për shkak të tifozëve që do të vendosen në Tiranë për ndjekur përballjen Roma-Feynord, çmmet janë bërë mjaft të kripura. Topuzi i bën thirrje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrisë së Financave që të shikojë situatën dhe të kthejë gjithçka në normalitet.

“Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shitet dhomat e hoteleve (për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Ftoj z. Veliaj dhe Min Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin.Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë,”- shkruan Topuzi.

Roma-Feynord është përballja që do të zhvillohet me 25 maj në Tiranë. Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular