Arjan dhe Vilma Konomi janë çifti, të cilët u përplasën nga një automjet në Rrugën e Kavajës, bashkë me foshnjën e tyre tre muajshe.
Gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi raporton se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, ku Ajas Sulejmani teksa drejtonte makinën e tij me shpejtësi tej normave të lejuara ka përplasur burrë e grua dhe fëmijën e tyre që e kishin në karrocë.
Mësohet se 39-vjeçari ishte pa patentë dhe u fut me semafor të kuq duke shkaktuar aksident te vijat e bardha.
Ai vazhdon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa në pranga u vu kushëriri i tij, i cili po udhëtonte në makinë me 39 vjecarin.