BallinaKryesoreEmri më i ri për Kreun e Shtetit/ Edhe Visar Zhiti, kandidat...

Emri më i ri për Kreun e Shtetit/ Edhe Visar Zhiti, kandidat i mundshëm për postin e Presidentit

spot_img
spot_img

Kur tashmë kanë nisur procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, emri i Visar Zhitit, poetit, intelektualit, ish-ambasadorit, ish-i dënuar politik, është i fundit që po qarkullon në ambientet e politikës. Duket se kjo kandidaturë mund të gjejë mbështetjen e të gjithë krahëve të politikës shqiptare.

Javët e fundit, nuk kanë qenë të paktë emrat që kanë qarkulluar si ai i Majlinda Bregut, Servet Pëllumbit, Princ Lekës, Mimi Kodhelit, apo dhe ambientalistit Sazan Guri.

Visar Zhiti, njeriu i qetë në politikë dhe rebel në art dhe kulturë, u propozua në vitin 2015 nga Kryeministri Rama si ambasador në Vatikan, propozim që nuk u pranua nga ish-Presidenti Bujar Nishani, me argumentin se Rama nuk është konsultuar me të përpara se ta propozonte. Zhiti para se të vinte e majta në pushtet në vitin 2013, ka qenë për disa muaj ministër i Kulturës në qeverinë e Sali Berishës.

Më pas, ai shërbeu në Vatikan si i dërguari me punë. Visar Zhiti nuk është pa eksperiencë në diplomaci. Në vitin 1997, Zhiti u emërua atashe kulturor në Ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1999. Ai mban gradën diplomatike “këshilltar”.

Presidenti i Republikës është shprehur se nuk do të dekretojë Visar Zhitin për ambasador për shkak se ka munguar konsultimi i Kryeministrit Rama me të, duke e anashkaluar institucionin e Presidentit në lidhje me dekretet për ambasadorët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular