BallinaKryesoreEnkelejd Alibeaj flet pas mbledhjes së grupit parlamentar: Ramë dakord për një...

Enkelejd Alibeaj flet pas mbledhjes së grupit parlamentar: Ramë dakord për një president anti-komunist, ky vend pas 30 vitesh duhet…

spot_img
spot_img

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes në selinë blu. Ai ka deklaruar se maxhoranca nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur kreun e shtetit pas ka tre deputetë non grata dhe dy të tjerë pas hekurave.

Ai deklaroi se duhet pjesëmarrje substanciale e opozitës në procesin për zgjedhjen e presidentit, ndërsa shtoi se në mbledhjen e sotme kanë rënë dakord për një president anti-komunist.

“Lidhur me draftin do bëj disa sqarime. Ai është një draft që ka sintetizuar sugjerimet e secilit deputet. Është e udhës për këdo që të ketë mundësinë, kohën për të studiuar çështjen dhe për të dhënë sugjerimet. Ajo që unë e kam thënë në titull personal dhe deputetët e thanë fort. Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin e republikës.

Ka tre deputetë non grata, ka dy deputetë pas hekurave. Ka raportin e DASH. Kjo situatë duhet të bëjë të mendojë këdo. Kjo çështje fillon e ngre krye në raste si kjo kur duhet të marrin pjesë për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë deputetët ranë dakord që të marrin pjesë në proces. E para për të hequr çfarëdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës për të cilat jemi bërë disa herë pishman. Pse nuk morën pjesë në reformën zgjedhore dhe territoriale. Është e qartë për secilin nga ne për shkak të vitit 2008, që në raundin e katërt dhe të pestë që presidenti zgjidhet me 71 vota.

Duhet pjesëmarrje substanciale e opozitës në tre raundet e para. Së treti ajo që është më e rëndësishme, këtu ndjej edhe një kënaqësi personale. Ata që ishin aty kanë një kusht të panegociueshëm. Presidenti  republikës i Shqipërisë ë duhet të zgjidhet qëndron në faktin që duhet të jetë një anti komunist. Ky vend pas 30 vitesh nëpërkëmbje, duhet së pari të japë një shenjë të fortë energjike që presidentin ta ketë anti komunist. Kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular