Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thotë se nesër në Konferencën e Kryetarëve nuk shkojnë për negociata me mazhorancën. Ai shpreh se të gjithë duhet të marrin pjesë në proces, duke theksuar se diskutime dhe negociata do të ketë vetëm me aleatët.
Sipas Alibeajt, nesër në Konferencën e Kryetarëve do të shkojë bashkë me Gjakmarkajn, Dumën, Mediun dhe Dodën.
“Grupi, deputetët menduan dhe unë jam bashkë me ta që duke më atribuuar të drejtën për ta çuar para këtë proces, duke mos e konsideruar final këtë draft, ai mund të pasurohet duke i ofruar kolegëve të tjerë që nuk e patën mundësinë të vinin dhe me aleatët që do të thotë një proces konsultimi sa më i gjerë që do të finalizojë qëndrimin final tonin”, u shpreh Alibeaj.
PJESE NGA DEKLARATA
Alibeaj: Opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në proces për të propozuar një figurë që mos ketë lidhje me sistemin e diktaturës, madje të ketë treguar që ka ditur ti qëndrojë fort. Kriteret e tjera janë dekriminalizimi, integriteti, të qenit i pakorruptueshëm dhe i pa të mos joshet nga pushteti. Për këto kritere flasim ne.
Grupi, deputetët menduan dhe unë jam bashkë me ta që duke më atribuuar të drejtën për ta çuar para këtë proces, duke mos e konsideruar final këtë draft, ai mund të pasurohet duke i ofruar kolegëve të tjerë që nuk e patën mundësinë të vinin dhe me aleatët që do të thotë një proces konsultimi sa më i gjerë që do të finalizojë qëndrimin final tonin.
Pyetje: U mor ndonjë vendim sot?
Alibeaj: Këto që thashë ishin vendime.
Pyetje: Atë draft e çoni para socialisteve?
Alibeaj: Jo. Nëse nuk është negociatë, nesër është konferenca e kryetarëve, ku kryetari i grupit parlamentar merr pjesë. Nesër ka thjesht konferencë kryetarësh. Nuk ka lidhje për negociatë. Negociata do ketë me aleatët.
Nesër shkoj në konferencën e kryetareve së bashku me anëtarët, Gjakmarkaj, Duma, Mediu dhe Doda dhe zonja tabaku që për momentin nuk ndodhet këtu.
Në mbledhjen e kaluar, secili nga deputetët ka artikuluar kërkesat e veta si e imagjinojnë ata figurën e presidentit.