BallinaKryesoreMinistrja e Jashtme e Kosovës: Lufta në Ukrainë mund të përhapet edhe...

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Lufta në Ukrainë mund të përhapet edhe në Ballkan, agresioni rus mund të inkurajojë Serbinë…

Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të inkurajojë Serbinë që të veprojë ushtarakisht kundër Kosovës. Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla për The Jerusalem Post të martën.

Ajo përfundoi udhëtimin e saj tre ditor në Izrael ku u kërkoi zyrtarëve të përdorin ndikimin e tyre për të ndihmuar në neutralizimin e situatës.

“Shtete si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit të Ballkanit. Ne jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë pika e ardhshme e nxehtë” tha Gërvalla në Jerusalem.

Gërvalla është zyrtarja më e lartë e Kosovës që viziton Izraelin, që pas vendosjes së një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish-presidenti i SHBA Donald Trump mes dy vendeve në vitin 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular