BallinaAktualitetVideo/Basha fton qytetarët në protestë: Vetëm vota e lirë sjell një qeveri...

Video/Basha fton qytetarët në protestë: Vetëm vota e lirë sjell një qeveri që punon për njerëzit

spot_img
spot_img

Dy orë përpara nisjes së protestës kombëtare tek kryeministria, kreu i opozitës Lulzim Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës për të bërë të mundur çlirimin e vendit nga një qeveri e korruptuar, që vendos kundër interesave të tyre. Në videon e publikuar pak minuta më parë, lideri i opozitës jep disa mesazhe të rëndësishme jo vetëm për keqqeverisjen e tanishme, por edhe si duhet të jetë qeveria e shqiptarëve, pasi të fitohet beteja për zgjedhje të lora e të ndershme:

“Asnjë hap pas për çlirimin evendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkaur protestës.

“Pushteti i krimit ka rënë!Parlamenti është i paligjshëm!
Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!
Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia eshtë e kapur!
Binznesi po rrënohet!
Dhuna godet kudo!
Thika e pushtetit ka prekur palcën!

Nuk durohet më!

Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha.

Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 2. Juni 2019

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular