Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se 2 njerëz afër Sali berishës do të kenë një përballje të fortë me drejtësinë.
Sipas tij, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë janë tërhequr 6 milionë euro, të cilat nuk dihen se ku kanë përfunduar.
Pjesë nga diskutimi në Abc.
Vangjeli: Në rastin e një politikani tjetër, një deputet, në momentin që u shpall non-grata pati një deklarataë të ambasadës e cila thotë, nëse organet ligjzbatuese do të kërkojnë materiale ne do ua dorëzojmë atyre.
Minxhozi: Eskobari e ka thënë dhe për Berishën.
Vangjeli: E dyta është thënë po nga ambasada amerikane për Berishën. Nëse SPAK nuk ka trokitur të kërkojë fakte, prova të cilat kryeministri nuk i merr dot është në shkelje të ligjit. Unë nuk mendoj se është kështu, ndoshta duhet të presim. Perëndia nuk është si mace dhe drejtësia nuk është kështu. E fundit në Tiranë kanë filluar të kenë ide të qartë se ku kanë përfunduar nja 6 milionë euro të tërhequra në një bankë.
Xhafo: Ku kanë përfunduar?
Vangjeli: Ka një hetim i cili është shterues për një rast pastrimi parash. Dy personazhe shumë afër zotit Berisha mund të kenë një përballe shumë të ashpër me drejtësinë. Karma rikthehet gjithmonë.