Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se SPAK mund të ketë histori që do të trembin zyrtarë dhe kjo mund të jetë arsyeja e sulmit të ditëve të fundit.
Sipas saj, Prokuroria e Posaçme iu afrua “folesë së grerëzave”
“SPAK mund të ketë histori që mund të trembin mjaft zyrtarë. SPAK iu afrua folesë së grerëzave. Ka pasur prova se historia e peshkut të madh u bë si historia e peshkut të artë. Një ish ministror i mjedisit, kemi prokuror Sali Hasën, Enkeleda Hoxhën. Nga shtatori ata i kanë testuar agjentët e BKH. Çështja Voda u përdor si një lloj testi për BKH.
Autoritetet e drejtësisë dhe policisë patën dekonspirim jo nga paaftësia, ka pasur persona që kanë ikur dhe nuk janë kapur, është efekti surprizë. Unë kam raportuar qëkur aty ishte reparti special, unë e dija çfarë ndodhte edhe çfarë lëvizte në ato korridore. Informacioni është kthyer në një kapsulë. Pak ditë më parë. Për mua është provë e fundit se si mund të çrrënjoset korrupsioni në këtë vend, nëse nuk e bën as SPAK”, tha Hoxha.