BallinaBota"Tërbohet" Boris Johnson, heq nga puna 91 mijë punonjës të administratës publike,...

“Tërbohet” Boris Johnson, heq nga puna 91 mijë punonjës të administratës publike, ja ultimatumi që dha

spot_img

Kryeministri britanik Boris Johnson ka urdhëruar ministrat e tij të shkurtojnë 91,000 vendet e punës në sektorin publik.

Njoftohet nga mediat e huaja se shkurtimet do të ndodhin në hakun kohor të dy viteve të ardhshme për tu bërë e mundur ulja e miliarda paund taksas

Gjithashtu Daily Mail njofton se Johnson, gjatë një takimi të kabinetit mbi “kostot e jetesës” në Midlands të mërkurën, bëri thirrje që të dyfishohen përpjekjet për të lehtësuar familjet që luftojnë për të përballuar jetesën.

Ndër të tjer kryeministri britanik  u dha ministrave të tij një muaj për të hartuar planin për të zvogëluar madhësinë e fuqisë punëtore në administratën publike me pothuajse një të pestën, gjë që do të kursente 5 3.5 miliardë paund në vitnga arka e shtetit,sipas Daily Mail.Ai shpjegoi se “çdo paund që qeveria merr nga taksapaguesi është para që ai mund të shpenzojë për prioritetet e tij, për jetën e tij” , sipas artikullit.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se donte që më shumë punëtorë të kthehen në punë, sipas Mail.

“Do të ketë shumë që nuk do të pajtohen me mua, por unë besoj se njerëzit janë më produktivë, më energjikë, kanë më shumë ide kur kanë njerëz të tjerë përreth”, argumentoi ai.

Dave Penman , sekretari i përgjithshëm i FDA, një sindikatë që përfaqëson punonjësit e sektorit publik, shkroi në Twitter se “nëse ata nuk kanë një plan serioz, kjo është ose thjesht një përpjekje për të marrë vëmendje mediatike, ose një politikë e rrezikshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular