Blerim Gjeladini i ftuar në “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku, ka analizuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë.
I pyetur nga gazetarja Karadaku se çfarë ndodh me ishujt mes Greqisë dhe Turqisë, pasi në vitin 2023 skadon marrëveshja e Lozanës, Gjeladini tha kjo mund të sjellë dhe një përplasje mes uy shteteve.
Sipas tij pas mbarimit të marrëveshjes së Lozanës Turqia mund të pretendojë të aneksojë disa nga ishujt që janë mes tyre dhe Greqisë.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Vitin e ardhshëm skadon marrëveshja e Lozanës, çfarë ndodh me ishujt me Turqisë dhe Greqisë?
Gjeladini: Në Turqi ke dy grupacione që e trajton në dy mënyrë të ndryshme. Opozita që thotë se marrëveshja e Lozanës nuk ka asnjë afat, ndërkohë që qeveria këtë e proklamon dhe thotë se ekziston marrëveshja e Lozanës, dhe janë marrëveshje të fshehta që e parandalon Turqinë që të hapë burimet e gazit dhe të naftës. Por mes Turqisë dhe Irakut është shumë e mirë e vizualizuar se si ndahet me metra se andej ka burime nafte këtej nuk ka. Unë mendoj se Turqia ka ndryshuar komplet rankim ndërkombëtar sa i përket teknologjisë me përdorimin e “Bayraktar” e cila përballoi e vetme agresionin rus. Edhe kjo mund të ketë ndikuar në pjesën e frikësimit ose parandalimit të një lloj krize të mundshme nga Turqia.