Banoret e Unazes se Re po marshojne ne kembe ne menyre spektakolare per ne protesten e opozites perballe kryeministrise. Janë të përhershmit dhe më të zjarrtët në protestat e organizuara nga opozita.
Bëhet fjalë për banorët e Astirit të cilët si në çdo protestë, kanë marshuar në këmbë nga zona e Unazës së re për te kryeministria. Kështu është edhe sonte, ndërsa qindra banorë janë duke iu bashkuar protestë.