Jorida Tabaku
E kam denoncuar aferën e shkollës Sami Frashëri, të shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.
Manipulatorët publikë e kanë mohuar këtë fakt duke akzuaur me shpifje, por e vërteta zuri vend.
Po cilat ishin faktet që manipulimi publik i kryebashkiakut nuk mundi dot t’i rrëzojë?
👉 E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse.
👉 Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin.
👉 Së treti, u gënjeye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë.
Të tre këto fakte i vërteton as më shumë e as më pak se sa institucionet shtetërore.
Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj 🤥 kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm nëj qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale.
E kam të qartë që ai nuk do të skuqet, nuk do të turpërohet por do të sulmojë sepse hipokrizia e ka zët sinqeritetin dhe mashtrimi e ka siklet të vërtetën. Por qytetaët nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një nejri që ka betonizuar Tiranën!
#tirana #betonimi #beton #oligarkia #korrupsion #shkaterrimi #qyteti #ndertimpaleje #ligji #sundimiligjit #ruleoflaw #samifrasheri