BallinaAktualitetIsh-pjesëtari i Gardës s’i kursen elozhet për Berishën: Të dua më shumë...

Ish-pjesëtari i Gardës s’i kursen elozhet për Berishën: Të dua më shumë se fëmijët

spot_img
spot_img

Lezha ishte qyteti i radhës i turit të takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të zgjedhjeve të kryetarit të ri të PD.

Berisha, është pritur me brohoritje dhe ovacione nga demokratët e atje, e një prej tyre, i prezantuar si ish-oficer i Gardës, nuk i ka kursyer elozhet për ish-kryedemokratit. Ai ka thënë se e do atë më shumë se fëmijët e tij, ndërsa ka lënë pa përmendur dhe Gazmend Bardhin e Lulzim Bashës.

Demokrati, ka thënë në mënyrë figurative se “ato janë lepuj që i hanë me dhëmbë”.

“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt. Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular