BallinaKryesoreFOTOLAJM/ Vizita e Mike Pompeos, Yuri Kim publikon momentet e veçanta në...

FOTOLAJM/ Vizita e Mike Pompeos, Yuri Kim publikon momentet e veçanta në foto! Ja kush e përfaqësonte opozitën

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilloi në Shqipëri një vizitë dy ditore në kudër dhe të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Agjenda e takimeve të Mike Pompeos kishte parashikuar dhe takime te veçanta me deputetët e opozitës, të cilët kryesohen nga Enkelejd Alibeaj.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka ndarë momentet më të rëndësishme të takimit të Pompeos në Shqipëri, ku bie në sy dhe takimi dhe fotoja zyrtare me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun, Dhurata Çupin dhe Agron Gjekmarkajn.

Statusin e saj, Yuri Kim e ka shoqëruar me një dixhiturë ku theksohet se: “Kemi përshkuar një rrugë të gjatë së bashku në 100 vjet, padyshim gjatë 30 viteve të fundit. Dhe nuk mund të kërkonim një mike dhe partnere më të mirë për të pasur në krah gjatë këtij udhëtimi”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular