Në studion e emisionit “Pikat mbi I” u diskutua për rolin e SPAK dhe të amerikanëve në vend. Avokati Spartak Ngjela, tha se Shqipëria është mbajtur gjatë kësaj periudhe nga emigracioni dhe nëse kjo gjë ndryshon, situata do të jetë serioze.
Ai tha se ka një plan anti-korrupsion të mbështetur nga SHBA, në mënyrë që gjërat në Shqipëri të futen në një rrjedhe tjetër. Ndërsa, analisti Artur Zheji, theksoi se gjëja e mirë në fjalimin e mbajtur nga kreu i SPAK në një komision parlamentar, ishte që do të shtohen hetuesit dhe cështjet që do të merren në shqyrtim.
Ngjela: Politika që është marrë në këto çaste që ka qenë 100-vjetori i marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, sjellin një ish-republikan. Kuptohet se të dyja krahët e politikës amerikanë kanë dashur të thonë që nuk janë me korrupsionin shqiptar. Pompeo foli me të njëjtën gjuhë që flet politika amerikane në Uashington. Do të na e çojnë deri në fund luftën anti-korrupsion? Këtë se dimë. DASH ka thënë që SPAK drejtohet nga ne. Ne nuk kemi aq forca për të krijuar SPAK-un. Korrupsioni është masiv. E kemi domosdoshmëri, ose do të shkatërrohet korrupsioni ose do të thellohet një krizë e madhe e Shqipërisë. Shqipërinë deri më tani e ka mbajt emigracioni. Mendoni ndonjëherë që remitancat nuk mund të vazhdojnë përjetë, sepse janë hapur kufijtë, janë bërë bashkimet e familjeve. Janë shumë gjëra. Ne nuk kemi prodhim. Imagjinoni si do të shkojë kriza nëse rrimë me krizën që kemi sot. Shqipëria nuk ka eksportim mallrash. Adam Smith ka thënë që puna është mall, atëherë çka eksportuar Shqipëria? Ka eksportuar punë. Është mall puna thotë Adam Smith. Ajo na ka mbajtur deri më tani, 3 mld dollarë në vit. Kemi eksport? Po. Çfarë eksportojmë? Punë. A mund të vazhdohet kështu, nuk e di. Këto vijnë dhe konvergojnë në një pikë. Me këtë klasë politike nuk vijohet, është e korruptuar. Goditjen ndaj korrupsionit do e bëj SPAK. Logjika rrjedh që ka një plan anti-korrupsion që shqiptarët po e presin.
Zheji: Zoti Kraja bëni një relacion modest. Ai tha se gjërat që duhet të bëj relacion s’i them se përbën sekret hetimor. Gjëja që tha pa shumë nënvizime është që shumë shpejt do të ketë dyfishim të volumit të hetimit. Kjo do të thotë që SPAK do të bëhet më e denjë. Korrupsioni ka nisur nivelet e tilla që pengon zhvillimin kombëtar. Korrupsion ka në të gjithë botën, por marshi i korrupsionit është herë i pa përfillshim dhe herë luftohet fort. Jemi shumë shumë larg asaj që do të donim të ishim. Nuk e di si do të zgjidhet një kontradiktë mes Berishës në PD. A do të zgjidhet kryetar i një Partie Demokratike. Kandidat ka vetëm zotin Ibsen Elezi. Ai po bën fushatë e dje tha që jam si Jobs, që ndryshoi botën me I-padinë, ndërsa ai do shpëtojë Shqipërinë. Pompeo erdhi dhe s’e takoi. Dukshëm takoi ata që nuk bashkohen me doktorin dhe nuk e quajnë bashkim që ai po kryen me Kongresin e mëparshëm. Si mund të luftohet korrupsioni?