BallinaKronikeFOTO/ Ky është Arben Mërkuri, u EKZEKUTUA brenda dyqanit të tij në...

FOTO/ Ky është Arben Mërkuri, u EKZEKUTUA brenda dyqanit të tij në Sukth

Personi që shihni në foto është Arbën Mërkuri që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit.

48-vjeçari ishte në dyqanin e tij, kur një person i paidentifikuar qëlloi drejt tij me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen.

Mërkuri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve pasi kishte marrë dy plumba në organet jetike.

Autorët kanë qenë me një automjet tip “GLE”, ngjyrë gri me targa AB 128. Makina është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes teksa forca të shumta policie janë vënë në kërkim.

Mirëpo viktima 48 vjeç nuk është një person i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i proceduar për lëndë narkotike, por edhe i përfshirë në ngjarje ku u dhunua një biznesmen libanez.

Në vendngjarje kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të policisë dhe grupet hetimore po mbledhin çdo informacion për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

“Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit” njofton policia.

Viktima Arben Mërkuri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular