Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Mamurras, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një person.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në mjet po udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe fëmijët.
Nga ky aksident ka ndërruar jetë gruaja që ndodhej në makinë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës.