BallinaKronikeRENEA blindon Elbasanin, dëshmia e Nuredin Dumanit fundos dhjetëra persona. Priten arrestime...

RENEA blindon Elbasanin, dëshmia e Nuredin Dumanit fundos dhjetëra persona. Priten arrestime në radhët e policisë dhe grupeve kriminale

spot_img
spot_img

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje forcat RENEA kanë blinduar qytetin e Elbasanit. MCN TV raporton se me urdhër të Prokurorisë se Posaçme janë rreth 10 persona të cilët pritet të arrestohen në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se si pasojë e dëshmisë të dhënë nga Nuredin Dumani janë lëshuar më shumë se 30 urdhër arreste nga SPAK.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, operacioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim.

Personat të cilët pritet të arrestohen janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që bëhet me dije se mes tyre janë dhe oficerë policie të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Kujtojmë se dosje më volume të mëdha i janë dërguar së fundmi SPAK-ut nga prokuroria e Elbasanit e cila shpalli mos-kompetencën për vijimin e hetimeve në lidhje me këto çështje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular