Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Mësohet se një 47-vjeçar, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Sot policia e Kavajës bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administratorin e firmës private ku kryheshin punimet. I riu akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.