Atentati ndaj administratorit të shkollës private Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022 ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij dyshohet se është porositur nga Suel Çela. Lajmi konfirmohet nga burime të SPAK për gazetarin e Abc Ermal Vija.
Suel Çela ishte një ndër emrat e botës së krimit për të cilët SPAK ka firmosur urdhër arreste, ndërsa detaje të reja janë bërë me dije nga gazetarja Anila Hoxha, në lidhje me krimet e porositura nga ai.
Në lidhje me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.