Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi nga policia italiane pasi akuzohet për dhunë në familje, plagosje të rëndë dhe për shfrytëzim prostitucioni në dëm të bashkëshortes.
Sipas mediave italiane arrestimi i tij u krye kur ai po udhëtonte me tren ndërkohë që ndaj tij ishte lëshuar masa e arrestit me burg.
Me kalimin e kohës, burri kishte kryer akte dhe sjellje të përsëritura të dhunshme ndaj gruas, duke e shtyrë atë të prostituohej, edhe nëpërmjet organizimit të takimeve me burra të ndryshëm, duke i dhënë më pas një pjesë të të ardhurave. Policët e Domodossolës shoqëroi shqiptarin në burgun e Verbanias në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor procedues.