* Murinjo, për tripletën e kompeticioneve
Ka fituar dy herë “Champions League” dhe dy herë “Europa League”, Zhoze Murinjo ka shansin të fitojë edhe kompeticionin e tretë të UEFA-s për klube.
* Roma, për trofeun e parë europian
Në vendin e dytë në Champions-in e 1984-ës, pasi fitues u shpall Liverpuli, Roma ka humbur edhe finalen tjetër të UEFA Cup kundër Interit në 1991-shin. Shansi për të fituar trofeun e parë europian është ndeshja me Fejnordin në Tiranë.
* Fejnordi për rekorde
Fitues i “Champions League” në 1970-ën, atëherë quhej “European Cup” dhe në vitin 2002 triumf në Kupën Uefa, holandezët kanë shanin për t’u bërë klubi i parë që të shtien në duart e tyre të tria kompeticionet e UEFA-s.
Historia e Fejnordit me trofe në Europë nis në sezonin ‘69-‘70, ku ata fitojnë trofeun më të rëndësishëm të UEFA-s, duke mposhtur në finale skocezët e Sëlltikut vetëm në minutën e 117-të. Ndërkohë që 4 vite më vonë, 73-74 Fejnordi ngre lart trofeun e Kupës Uefa, kundër Totenhemit në finale. Kupa e fundit europiane është po UEFA, në 2002-shin ku mposhti Dortmundin 3-2 me golat e Tomason dhe dy Hojidonk.
* Detaje nga trofeu
Trofeu i “UEFA Europa Conference League” është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 gjemba gjashtëkëndore – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza.
Skuadra fituese shpërblehet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit fitojnë një vend në fazën e grupeve të “Europa League” 2022/ 23, nëse nuk janë kualifikuar përmes kompeticioneve vendëse.
PANORAMASPORT.AL