BallinaKryesore“Ata burra u ngritën në krye për liri”- Lulzim Basha përkujton 49...

“Ata burra u ngritën në krye për liri”- Lulzim Basha përkujton 49 vjetorin e Revoltës së Spaçit: Ato 3 ditë ishin një shkëndijë në terrin e diktaturës

spot_img
spot_img

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 49 vjetorin e Revoltës së Spaçit.

Në një postim në Facebook, Basha shkroi se Revoltën e Spaçit në një nga simbolet e rezistencës antikomuniste, që frymëzon edhe sot për guximin dhe patriotizmin e atyre burrave që në orët më të errëta, ngritën krye për liri.

Postimi i plotë:

49 vite më parë, një grup të burgosurish politikë ngritën në Spaç flamurin kuqezi, pa yllin komunist, dhe shpallën aty një zonë të lirë nga diktatura. Ato 3 ditë lirie ishin një shkëndijë në terrin e diktaturës komuniste, që i treguan Shqipërisë dhe botës se rezistenca mbijetonte, pavarësisht dhunës dhe represionit të diktaturës.

Qëndresa brenda burgut më famëkeq të komunizmit, në një vend të kthyer në një burg në qiell të hapur për të gjithë shqiptarët, e ka kthyer Revoltën e Spaçit në një nga simbolet e rezistencës antikomuniste, që frymëzon edhe sot për guximin dhe patriotizmin e atyre burrave që në orët më të errëta, ngritën krye për liri.

Lavdi martirëve të Revoltës së Spaçit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular