BallinaKryesoreI fotografuar në krah të Ramës këtë javë në Tiranë, kush është...

I fotografuar në krah të Ramës këtë javë në Tiranë, kush është diplomati amerikan i futur në “listën e zezë” të rusëve

spot_img
spot_img

Rusia shpalli këtë të shtunë një listë të gjatë me emrat e 963 personaliteteve amerikanë të cilët u shpallën non-grata nga Kremlini.

Midis personave të cilëve iu ndalua hyrja në Rusi është dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Azerbajxhan, Mathew James Bryza.

Bryza ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi ish- sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Tiranë javës që lamë pas.

Ai është personi që ndodhet midis kryeministrit Rama dhe ish-deputetit socialist Alket Hyseni në foton e mësipërme, si dhe numri 80 në listën e zezë të shpallur nga rusët, në foton e mëposhtme.

Kujtojmë se pjesë e listës së personave të shpallur non-grata nga Rusia ishte dhe Presidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefin i CIA-s, William Burns.

Moska në argumentimin e dhënë tha se do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që ndërrmarrin veprime armiqësore ndaj Rusisë.

“Ne theksojmë se veprimet armiqësore të ndërmarra nga Uashingtoni, të cilat kthehen kundër vetë Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të marrin kundërshtimin e duhur”, tha Ministria e Jashtme ruse.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular