BallinaKronikeNjë tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej...

Një tjetër i arrestuar “kërcënon” të kthehet në të penduar: Do rrëfej lidhjet e grupeve kriminale me politikën

spot_img
spot_img

Në mesin e të arrestuarve nga policia pas dëshmisë së Nuredin Dumanit ka qenë edhe 31 vjeçari Besjan Xhixha.

Në seancën e sotme në sallën e Gjykatë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur është përballur me Nuredin Dumanin, ai ka reaguar i tensionuar.

Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

Gazetarja Kolidana Lala tha për BalkanWeb se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar, tha Xhixha në gjyq.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular