Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken është përfshirë në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, për t’i dhënë fund luftës duke arritur një marrëveshje mes dy vendeve
Megjithatë, gjatë negociatave ai ka refuzuar të takojë presidentin Vladimir Putin, teksa këtë herë ai i ka dedikuar një këngë.
Gjatë një fjalimi në Universitetin Georgetown, Blinken tha se “We Are Never Ever Getting Back Together” (Ne nuk do kthehemi kurrë më bashkë), ishte kënga që ai do i dedikonte liderit rus
“Po, Universiteti i NewYork-ut ftoi Taylor Sëift si lektore hyrëse…”, tha fillimisht zyrtari i lartë amerikan. Në këtë moment, Blinken tregoi se stafi i tij nuk e lejoi të sillte një kitarë në universitet.
“Doja t’i dedikoja një performancë të këngës ‘We Are Never Ever Getting Back Together’ (kënga e Taylor Swift – AP) presidentit Putin”, shtoi Blinken. Sipas tij, stafi i kishte thënë që kjo do të ishte “jodiplomatike”.