Ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar datën e raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit të vendit.
Në mbledhjen e nesërme që do të mbahet në orën 14:30, pritet të caktohet afati për shqyrtimin e kandidaturës nga ana e Komisionit për Çështjet Ligjore.
Ditën e sotme dështoi raundi i dytë i këtij procesi pasi deri në përfundim të seancës parlamentare asnjë nga palët nuk çoi kandidatë për votim.
Palët u tërhoqën nga një marrëveshje mes keqkuptimesh e arritur javën e kaluar në konferencën e kryetarëve ku PD kërkonte firma nga PS për kandidatët e saj.
Maxhoranca ka paralajmëruar se nuk do të sjellë emra në tryezë deri në dy raundet e fundit, duke e lënë topin në fushën e opozitës edhe në raundin e tretë.